Qytetarët e Shkodrës kanë vlerësuar ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në zonën e Perashit, duke e cilësuar këtë veprim si të domosdoshëm pas shumë vitesh zaptimi. Hapësirat, të cilat për një kohë të gjatë ishin kthyer në privilegj të pakicës, po u rikthehen qytetarëve, duke rivendosur përdorimin e tyre normal dhe të barabartë për të gjithë komunitetin. Banorët theksojnë se këto ndërhyrje ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më funksional për këmbësorët dhe familjet.
Bashkia Shkodër bën me dije se aksione të ngjashme do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit.

Artikulli paraprakPROGRAME TË REJA, TAKIM MES AKADEMISË DHE BIZNESIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË NË SUPERSTRADËN LEZHË–MILOT, TRE TË PLAGOSUR