Qytetarët e Shkodrës e kanë pritur me shumë pozitivitet investimin e realizuar në rrugën “Don Bosko”. Ata theksojnë se korsia e dedikuar për biçikletat i shton vlerë projektit, duke ngritur standardin e infrastrukturës dhe duke krijuar një organizim më të qartë të qarkullimit

Sipas banorëve ndërhyrja ka sjellë më shumë rregull, siguri dhe lehtësi në lëvizje, si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve dhe çiklistët

Në lidhje me përfundimin e punimeve dhe reagimet e hasura në rrjetet sociale, për nivelimin e pusetavw me rrugën, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, Altin Salihi, u shpreh se procesi i ndjekur është një procedurë standarte që aplikohet në çdo riveshje rruge në Shkodër

Rruga “Don Bosko” është transformuar plotësisht, jo vetëm përmes riveshjes me asfalt, por edhe falë rikonstruksionit të trotuareve dhe ndriçimit të plotë. Kjo ndërhyrje është pjesë e një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore të qytetit.

Artikulli paraprak“URA E MESIT”, NJË VEPËR E RALLË ARKITEKTONIKE
Artikulli tjetërNIS RIVLERËSIMI ME 5% I PRONAVE,EFEKT NË TREGUN IMOBILIAR