Qytetarët shkodranë vijojnë të ankohen për tarifat mujore të kompanive telefonike. Sipas tyre, çmimet e larta të ofertave e bëjnë të vështirë jetesën për ta pasi jetojnë me të ardhura modeste nga pensionet. Ata edhe më herët janë ankuar në Star Plus Tv se kompanitë e mëdha si “Vodafone” apo “One” po I vjedhin.

Ata kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen.

Vazhdimisht, në redaksinë e “Star Plus Tv” ka ankesa dhe paraqiten shqetësime për kompanitë celulare që kryesisht lidhen me “Vodafone”. Ndërkohë, Star Plus Tv do të ndjekë në vazhdimësi shqetësimet që paraqesin qytetarët shkodranë.

 

Artikulli paraprakBLETARIA E NDIKUAR NGA KRIZA, “DUHEN INVESTIME”
Artikulli tjetërRRUGA E FSHATIT ZOGAJ “PENG” I PREMTIMEVE