Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, për herë të parë votohet edhe nga diaspora. Qytetarët shkodranë, të pyetur nga Star Plus vlerësojnë këtë iniciativë për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në diasporë në zgjedhjet e 11 Majit.

Në këtë proces zgjedhor, nga qarku Shkodër pritet të marrin pjesë 18 mijë shtetas, ndërsa votat e tyre do të numërohen në kryeqytet, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Artikulli paraprakINAGURIMI I XHAMISË SË “PLUMBIT” DO TË BËHET ME 8 MAJ
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: MISION T’I JAPIM VENDIT NJË QEVERISJE TË DENJË