Për disa minuta qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erërA të forta që kanë sjellë rrëzim të pemëve, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

POSTIMI I PLOTË I BASHKISË

Situata e motit në Shkodër

Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.

Në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

Artikulli paraprakMATURA SHTETËRORE/ DALIN REZULTATET E PROVIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE LETËRSISË
Artikulli tjetërSHPËRTHIME TË FUQISHME NË IRAN, IZRAELI SHËNJESTRON TRE QYTETE