Në qytetin e Kukësit dhe njësitë administrative që mbulohen nga Bashkia, kopshtet dhe çerdhet po furnizohen me lëndë drusore për ngrohje pavarësisht se ky proces duhet të fillonte në mesin e muajit Nëntor.

Përveç institucioneve parashkollore furnizimi me lëndë djegëse vijon edhe në shkolla ku përparësi iu është dhënë zonave të thella malore, të cilat gjatë stinës së ftohtë izolohen.

“Në këtë zonë verilindore, temperaturat zbresin. Si afat ne e kemi me 14 nëntor për ti furnizuar, por faktikisht ka vazhduar furnizimi me institucionet cerdhe dhe kopshte duke parë edhe moshën e fëmijëve.

Për të ngrohur ambientin ka filluar te cerdhet e kopshtet dhe është në vazhdimësi për ti furnizuar me lëndë drusore.” Me nisjen e reshjeve të shiut duket se shtabet e Emergjencave Civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës po parapërgatisin situatën për përballimin e problematikave të dimrit, që në këto zona është i gjatë dhe i vështirë.

Artikulli paraprakGAZETARI I NJOHUR SHQIPTAR KËRCËNOHET ME JETË NGA BANDAT
Artikulli tjetër“TONIGHT”, REXHVELAJ: TURP TË THUASH QË PREK CALI NUK KA LEJE NDËRTIMI