Në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” në shkollën “Prenkë Jakova” është oragnizuar promovimi i librit “ Qytetitn tim e dua kështu…”

në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Ardhmëria” ku i pranishëm ishte edhe zëvëndës ministri i kulturës Z.Zef Çuni. Këtë projekt i cili është nisur në kuadër të muajit Tetor me nisjen e fushatës kombëtare të leximit fushatë kjo e nisur nga ministria e kulturës. Në këtë promovim të librit “Qytetin tim e dua kështu…” është një libër ku ka të përmbledhuar proza dhe poezi të shkruara nga nxënësit dhe nxënëset e shkollave 9 vjeçare të qytetit të Shkodrës ku secili nga këta nxënës ka hedhur në letër vargjet sesi e shohin dhe e dëshirojnë ata qytetin tonë. Gjithsej në libër do të jenë 64 vepra nga 20 shkolla pjesëmarrëse ku u ndanë edhe shumë cmime e vlersime të ndryshme për nxënësit pjesëmarrës .