Deputeti i zgjedhur i PD Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video me deklaratat e tre ministrave për çështjen e radarëve, pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë për trafikun e drogës.

Alibeaj shkruan se kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit.

“Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit! Ja si mashtruan ministrat e Ramës👇”, shkruan Alibeaj.

Në dosjen e SPAK për operacionin “Shpirti”, mes të tjerash thuhej se me ndikimin e kreut të bandës “Lanit”, Festim Lelaj e fikte për një orë radarin, që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit me drogë.

Në kohën që ka ndodhur vepra penal në 2014-2017, Festim Lelaj ndodhej në Drejtorinë e Kufirit. Sipas të penduarve, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut dhe në përgjime atë e cilësojnë si “Festim kokëlopa”.