Radhët e gjata të krijuara në Postën Shqiptare përgjatë ditëve të shpërndarjes së shpërblimeve që qeveria ka vendosur të jap këtë fundviti për pensionistët janë si pasojë e këtyre të fundit. Sipas kryetares së degës së shërbimeve pranë Postës Shqiptare të degës së Shkodrës, Lindita Shoroka, pensionistët kanë një grafikë të përpiluar mirë për të gjithë shpërndarjen e lekëve. Megjithatë, ata preferojnë të vijnë që në orët e para të mëngjesit, duke përballur me radhë të tilla, nganjëherë edhe jashtë datës që ata duhet të paraqiten për të marrë shpërblimin.

Shiroka bën me dije se problematikat që këtë të hënë janë shfaqur me internetin kanë qenë jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë, megjithatë është bërë e mundur të rregullohet për pak kohë. Kryetarja e dëgës së shërbimeve Lindita Shiroka bën me dije se Posta Shqiptare është në shërbim të qytetarëve për çfarëdolloj ankese dhe merr masat e duhura që problematikat të marrin zgjidhje.

Ndërsa për pensionistët kanë një kërkesë të vazhdueshme për respektimin e datës së tërheqjes së pensionit dhe në veçanti këtë fundviti edhe të shpërblimit.