Ditët e fundit të korrikut dhe ardhja e muajit gusht ka ndikuar që këto ditë të rikthehen radhët kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Automjetet në temperaturat e larta duhet të presin nganjëherë edhe me orë të tëra për të kaluar nga Shkodra drejt Malit të Zi përmes pikës doganore të Muriqanit. Numri i madh i shtetasve që i përllogaritur në një javë kalon 40 mijë persona që janë përpunuar ka bërë që dy policitë kufitare ajo shqiptare dhe e Malit të Zi most a përballojnë kërë fluks të konsiderueshëm.

Nga sa mësohet palat malazeze e kufirit ka kërkuar që procedurat në pikën doganore të Muriqanit pavarësisht radhëvë të gjata të jenë normale dhe jo të përshpejtuara. Kjo për shkak se malazezët kërkojnë që kontrollet për çdo shtetas por edhe për mjetet motorike të bëhen ashtu siç duhet për të parandaluar kështu qoftë një trafikim të mundshëm të qënieve njerëzore por edhe transportimin e lëndëve narkotike nga Shkodra drejt Malit të Zi apo edhe anasjelltas. Po ashtu shqetësim vijojnë të mbeten edhe azilkërkuesit dhe person që ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme për dërgimin e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Europës. Numri i turistëve por edhe pushuesve që destinacion kanë plazhet e Malit të Zi apo edhe vendeve të tjera është i lartë, shkaqe të cilat sjellin edhe radhët kilometrike në Muriqan.