
Radhet nuk I ndahen shqiptareve, dhe jo vetem kur flitet per institucione shteterore por dhe tek ato private.
Ardhja e emigranteve ka krijuar serisht rradhe kilometrike prane te vetmes qendre per koluadimin e automjeteve ne qytetin e Shkodres. Kjo situate paraqitet mjaft shqetesuese per drejtuesit, te cileve jo vetem iu duhet te lene cdo lloj pune dhe te presin me ore te tera per te kryer kontrollin teknik te automjetit te tyre, por ne kete periudhe ku temperaturat e larta kane perfshire vendin, situata behet akoma me e veshtire. Per drejtuesit e automjeteve pritja nuk llogaritet me ne ore , por pothuajse ne disa dite. Shoferet thone se kjo situate eshte si rezultat i numrit te vogel te sporteleve qe ka kjo pike kolaudimesh duke pasur parasysh fluksin e larte te automjeteve qe perfshin gjithe qarkun, por edhe mos respektimi rradhes. Monopoli i krijuar ne kete sherbim ka bere qe i gjithe qarku i Shkodres te detyrohet qe te kryeje kolaudimin e mjetit vetem ne kete pike. Nderkohe Ky është edhe një nga rastet tipik kur një shërbim e merr në dorë privati për ta përmirësuar atë, por në fakt ndodh e kundërta.






