QYTETARËT: SITUATË SKANDALOZE, TË HAPIN MË SHUMË SPORTELE. Vetëm forcat e ndërhyrjes së shpejtë mundën ta ndalnin rrëmujën e kaosin në zyrat e kujdesit për klientin.

Po mos të kishte ndërhyrë policia dyert aty do të ishin thyer. Me qindra vetë qëndrojnë në radhë për të paguar faturat e energjisë elektrike apo gjobat e OSHEE por brenda ditës është e pamundur. Nuk përjashtohen as të verbërit, as të sëmurët e as invalidët. Qytetarët kërkojnë të happen sportele të reja sepse kjo nuk është mënyra e duhur… Në zyrat e kujdesit për klientit të OSHEE ditët e fundit fluksi i qytetarëve është dyfishuar duke krijuar radhë të gjata kjo edhe si shkak i afrimit të 28 shkurtit, datë kur nuk mund të bëhen më akt-marrëveshje për të paguar borxhin në mënyrë graduale.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/MkozoPecKtQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]