
Shpendarja e bonusit te fundvitit per moshen e trete ka nisur edhe ne Lezhe.Prej 1-dhjetorit sportelet e postes po perballen me fluks pensionistesh per terheqjen e parave te akorduara nga qeveria shqiptare.
Pensionistet ndajne mendime te ndryshme ne lidhje me bonusin e fundvitit, por pjesa me e madhe e tyre e konsiderojne te pamjaftueshem per te kaluar festat.Ata kerkojne mbeshtetje te vazhdueshme dhe rritje te metejshme te pensioneve, per te peballuar jetesen.
15 mije lek per personat qe kane pensionin deri ne 20 mije lek ne muaj dhe 10 mije lek per ata qe e kane mbi 20 mije lek, eshte vlera e bonusit te akorduar nga Qeveria Shqiptare per festat e fundvitit, ndersa pensionistet që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësin ta përfitojnë deri në 30 qershor të vitit 2026.






