Festat e fundvitit rikthejnë radhët nëpër pikat kufitare në Shqipëri. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, ku një numër i madh personash janë drejtuar për të ardhur në Shqipëri. Në pikën kufitare të Muriqanit, një numër i madh personash kanë shtuar radhën për të hyrë në tokën shqiptare. Sipas të dhënave që ofrohen nga dogana shqiptare, kemi të bëjmë me 2051persona që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj dogane në datën 21 dhjetor, 3632 në datën 22 dhe 4131 në datën 23 dhjetor.

Përsa i përket datës 24, numri deri në orët e pasdites ka mbërritur deri në më shumë se 2 mijë persona dhe pritet që deri në mesnatë të kalojë shifrën prej 4 mijë personazh.

Dogana shqiptare po punon me kapacitet të plotë në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata pritjesh nga emigrantët shqiptar që kthehen me rastin e festave në atdhe.

Përsa i përket numrit të personave që dalin, në tre ditët e fundit mesatarisht variojnë nga 1 mijë deri në 1500 persona në 24 orë. Këto festa kanë shtuar ndjeshëm numrin e shqiptarëve që kthehen dhe fluksi vërehet ndjeshëm në ditët e fundit.

Këtë vit fluksi është shtuar vetëm në ditët e fundit, ndërsa vitet e kaluara fluksi ka filluar 10 ditë para Krishtlindjeve.

Artikulli paraprakMARSHIMI PER DREJTESI, NISJA NGA SHKODRA
Artikulli tjetërVDEKJA E FLORENCIT, SHQIPËRIA NE PROTESTË