Radhët e gjata dhe as nata s’i kanë ndalur besimtarët që duan të bëjnë homazhe për Papa Françeskun.

Edhe pas mesnatës, besimtarë të shumtë kanë pritur në rradhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë, trupi i të cilit është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, raporton La Repubblica.

Bazilika do të qëndrojë e hapur për një kohë të pacaktuar për të lehtësuar fluksin e besimtarëve dhe për t’i lejuar ata të përshëndesin Papatin argjentinas. Selia e Shenjtë po përgatitet për ceremoninë e së shtunës, ku pritet të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota, figura politike por edhe udhëheqës fetarë, mes tyre edhe shqiptarë.

Në orët e ardhshme, trupi ceremonial i Selisë së Shenjtë do të zyrtarizojë rregullimet e ulëseve për autoritetet në shkallët e Bazilikës. Ka të ngjarë që të ndiqet rendi alfabetik i vendeve frëngjishfolëse, siç u bë për Papa Wojtyla.

Artikulli paraprakITALIANËT NUK I NDAHEN SHQIPËRISË, RRITJE ME 14.7%, TURISTËT QË NA PREFERUAN
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT/ 152.175 VOTUES PO DOKUMENT BIOMETRIK! 114 642 DO VOTOJNË PËR HERË TË PARË BRENDA DHE JASHTË VENDIT