Qindra serbë ultra-nacionalistë kanë protestuar këtë të martë, kundër vizitës së zëvendëspresidentit amerikan në Serbi, Joe Biden

, dhe kanë shprehur përkrahje për kandidatin Republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Votoni për Trump”, kanë qenë brohoritjet e radikalëve, të cilët edhe kanë veshur bluza me figurën e Trump-it, raporton Klan Kosova. Serbët ende kanë kujtime të këqija nga bombardimi i Beogradit nga NATO, shkruan Reuteres. “Trump është alternativa kundër globalizimit, ai do të shkatërrojë qendrat e fuqisë në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahës i Rusisë”, ka thënë Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, kur është pyetur se përse po e përkrah Trump-in.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIO 2016, BRAZILI ELIMINOHET NË “MARACANA” NGA SUEDIA
Artikulli tjetërCITY SHKATËRRON STEAUAN, AGUERO HUMB 2 PENALLTI, POR SHËNON 3 GOLA