
PREFEKTI: INVESTIM PËR PASTRIMIN E ZGJERIMIN E PËRROIT TË GORICËS. Kryetarët e njësive vendore duhet të jenë më të përgjegjshëm deri në fund të mandatit të tyre edhe pse komunat nuk do të ekzistojnë më pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Apelin e bën Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Prefekti Radovani tregon se me një fond prej 40 milion lekësh do të bëhet pastrimi dhe zgjerimi i përroit të Goricës në Komunën Ana e Malit. Sa i përket përroit të Oblikës, problematikë e ngritur nga Star Plus Prefekti thotë se nuk është në gjendje emergjente. Kjo ndërhyrje në përroin e Goricës zgjidh edhe problemin e përmbytjes së dy fushave aty. Kohët e fundit në Prefekturë një numër i madh qytetarësh ankohen ccdo ditë ndaj prefekti Radovani kërkon më shumë vëmendje nga njësitë vendore edhe pse pas pak muajsh do të shkrihen.