Rainer Deville, shefi i misionit të EURALIUS ikën nga Shqipëria

Është larguar nga Shqipëria Rainer Deville shefi i misionit të EURALIUS. Largimi i shefit të misionit diplomatik është zyrtarizuar me datë 1 shkurt. Mandati i shefit të misionit do të përfundonte në vjeshtën e vitit 2018. Për të vlerësuar përmbylljen e detyrës së Deville pas kontributit të tij në reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj ka organizuar një koktej në ambientet e Hotel “Tirana Internacional: “Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV-Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”. Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt.