ITLIANI I BINDUR PËR FITOREN E DYTË RADHAZI NDAJ ELBASANIT. Vllazniaë kërkon fitoren e dytë radhazi, ndaj Elbasanit dhe tëmbyllë një herë e mirë diskutimet për mbijetesën.

Për këtë është shprehur i bindur trajneri i kuqebluve, Baldo Raineri i cili beson se skuadra është më e qetë pas fitores me Apoloninë. Jemi më të qetë pas fitores së arritur ndaj Apolonisë. Sigurisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por ne do ta fitojmë e do të mbyllim diskutimet për rënien nga kategoria. Pastaj ne do të jemi shumë më të qetë për ndeshjet e tjera dhe do të kërkojmë të bëjmë disa lëvizje në formacion. Kam planifikuar që të luajë pas kësaj ndeshjeje me të rinj, në mënyrë që ti aktivizojmë dhe ti fitojmë ato për të ardhmen. Duke qenë se jemi në pozita komode për për mbijetesë, atëherë kemi mundësi të drejtojmë sytë nga academia. Mëgjithatë e rëndësishme është fitorja me Elbasanin pasi dhe ato e kanë një ndeshje vendimtare për ecurinë e tyre. Ndërkohë me humor trajneri është shprehur se pas fitore nuk i ka përgatitur valixhet, ndërsa në rast humbjeje do të jetë sërish gati. Pas ndeshje me Apoloninë nuk e kam bërë gati valixhen, ndërsa në rast humbjeje do ta bëj sërish gati. Këtë e them me të qeshur, por sigurisht që fitorja na ka bërë të jemi më të qetë. Gjtihsesi uroj të fitojmë dhe të mos merremi më me gjëra të tilla por të fokusohemi tek elementi i ri. Përpara ndeshjes, trajneri ka bërë publik dhe lojtarët të cilët do ti ketë gati për ndeshjen. Ai ka lënë sërish të pa grumbulluar Krajën dhe Vecajn, ndërsa të tjerët janë të njëjtët lojtarë që janë grumbulluar zakonisht në takimet e kaluara. Edhe për këtë takim drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur që hyrja në stadium për të gjithë tifozët të jetë falas. Takimi me Elbasanin do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:00

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/H5PLjFAhEtM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakURA E RE E BUNËS, NË PRITJE TË INVESTIMEVE
Artikulli tjetërF1, ALONSO MUND TË HUMBASË GARËN E PARE