TRAJNERI: JUA KAM THËNË EKIPIN NUK E ÇOJ NË FEDERATË APO UEFA. Ish-trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri nuk ka prferuar të japë asnjë koment pas interesimit të Star Plus, por atë çfarë ai ka dashur të shprehë e ka theksuar për një gazete të përditshme sportive. Ai ka pranuar që të prishë kontraten me skuadren shkodrane me mirëkuptim, duke mbajtur premtimin e tij.

Vazhdimist në konferencat për shtyp ai theksonte se në qoftëse shkarkohej nuk do të kërkonte para për kontraten e nënshkruar por vetëm për punën që bënte. Madje këtë e ka thënë dhe konkretisht duke pranuar kështu prishjen e kontratës. Ndërkohë, Raineri ka theksuar se nuk ndjehet keq nga drejtuesit e ekipit si Luka, Kalamishi apo Grima, pasi sipas tij ato kanë patur besim tek ai. Shkarkimin e tij italiani ia faturon Bordit dhe presionin që ky bord bëri tek drejtuesit për largimin e tij. Ai shkon më tej, teksa sqaron se shkarkimi nuk ka ardhur për shkak se nuk fitoi me Elbasanin, pasi objektivin e mbijetesës e kishte realizuar. Përsa i përket deklaratave të tij, Baldo Raineri nuk ka thënë asgjë, ndonse vazhdimisht ka theksuar se po u largua Vllaznia do të shperthente. E vetmja kritikë e tij ka qenë për bordin që ai ka arritur në konkluzionin se bordi po e shkatërron ekipin kuqeblu. Për të mbyllur prononcimin e tij Baldo Raineri që bë pjesë e Vllaznisë që në fillim të këtij sezoni me ardhjen e kompanisë “Gea Sport”, falenderon shkodrën dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë duke thënë faleminderit Shkodër, faleminderit Vllazni.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/IApJVwWlylc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]