KUQEBLUTË DHE DEJTUESIT BESOJNË TEK SUKSESI.Vllaznia nuk do të jetë e kënaqur vetëm me një barazim në ndeshjen ndaj Elbasanit. Këtë e ka pohuar trajneri Baldo Raineri  një ditë përpara ndeshjes. Në konferencën për shtyp, Raineri është shfaqur  i qetë dhe optimist.

 

Gjatë gjithë javës jemi përqëndruar maksimalisht për këtë ndeshje. Nuk do të hymë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores me Elbasanin. E përsërisim vazhdimisht se do të kërkojmë tre pikë pasi do të na sigurojnë mbijetesën dhe më pas pse jo të punojmë për të rritur përformancën tonë. Besoj dhe tek lojtarët, pasi jemi optimistë pas gjithë ndeshjeve të dështuara që realizuam. Kemi bërë dy fitore e do të kërkojmë të tretën radhazi. Vllaznia tashmë nuk ka më probleme organizative dhe ne po punojmë maksimalisht për ti shërbyer maksimalisht ekipit. Për ndryshimet e kam thënë se do të respektoj vendimin e drejtuesve, por momentalisht kërkojmë vetëm fitoren me Elbasanin. Përsa i përket formacionit, Vllaznia do të luajë me Selimaj në portë. Në mbrojtje, do të jenë, Beqiri, Sykaj, Gocaj e Baci. Në mesfushë, Shtubina, Krymi, Tafili e Hajdari, ndërsa në sulm do të aktivizohen, Soza e Kruja. Takimi, Elbasani- Vllaznia do të zhvillohet ditën e dielë në orën 13:00

 

Artikulli paraprakKOD I RI SJELLJEJE PËR DEPUTETËT
Artikulli tjetërBOKS, DEMAJ PRO NDRYSHIMEVE NË FEDERATË