“DEKLARATA KUNDËR DREJTUESVE ËSHTË KEQINTERPRETUAR”. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri ka reaguar pas një shkrimi të botuar tek një prej të përditshmeve sportive, ku sipas tij deklarata nuk ka qenë ashtu siç është interpretuar.

Gazeta Sport Ekpsres, boton një artikull ku thekson se Raineri ka thënë se Grima nuk është njeri i mirë pikërisht në konferencën për shtyp, pas ndeshjes me Mamurrasin. Nisur nga kjo Raineri ditën e enjte në një tjetër konferencë për media ka sqaruar sipas tij atë çfarë ka dashur të thotë. Nisur nga ky sqarim, duket qartë që ka patur një keqinterpretim, ndërkohë që skuadra shkodrane së bashku dhe me drejtuesit nuk i kanë dhënë më tepër rëndësis kësaj çështjeje duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Skendërbeut. 

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, SI ËSHTË SITUATA NË NËNSHKODËR
Artikulli tjetër“TË NJOHIM MË SHUMË BE-në”