TRAJNERI I VLLAZNISË NUK DYSHON PËR TRUKIME TEK LOJTARËT E TIJ. Vllaznia do të hyjë për fitore në takimin ndaj Teutës, pavarësisht se ekipi kaloi një javë shumë të vështirë përsa i përket dyshimeve për trukim të ndeshjes.

Kështu është shprehur trajneri italian Baldo Raineri në konferencen e tij për shtyp një ditë përpara takimit me durrsakët. Sigurisht që ka qenë një javë shumë e vështirë për ne pasi ekipi ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht. Për këtë unë kam punuar intensivisht në këtë drejtim. Madje kemi patur dhe një bisedë të gjatë me skuadrën dhe besoj se tashmë e kemi kaluar dhe do të përqëndrohemi maksimalisht për takimin me Teutën. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë por ne si gjithmonë do të hymë në fushë për një fitore. Është një ekip që duhet respektuar në fushë. Të dy ekipet në fakt do ta kenë shumë të vështirë për vetë situatën që tashmë u bë publike, por Vllaznia është e qetë në këtë drejtim Përsa i përket trukimit të takimit, Raineri nuk dyshon tek ekipi i tij, ndërsa për ekipet e tjera nuk dëshiron që të japë mendime pasi nuk i interesojnë. Unë për ekipin tim nuk dyshoj. Sigurisht që situata nuk ka qenë e mirë, sidomos ajo çfarë është thënë e shkruar. Unë kam dhe një problem pasi nuk e kuptoj gjuhën tuaj, por për Vllazninë ne jemi të qetë. Ndërsa për ekipet e tjera pamjet filmike treguan shumë gjëra por mua nuk më intereson. Sigurisht duhet të ketë një qendrim për gjithë këto ngjarjet Por nuk duam të ndalem shumë në këtë pjesë por dua të fokusohemi tek takimi i ynë ndaj Teutës. Vllaznia do të luajë me të njëjtin formacion që u aktiviuza në takimin ndaj Kukësit. Ndërkohë që mesfushori Gilman Lika nuk do të jetë i gatshëm as për këtë përballje, pasi akoma nuk është në formën e duhur fizike. Vllaznia do të ëkrkojë të përfitojë dhe nga situata aspak e mirë që po kalon Teuta, për të vijuar kështu përforcimin e pozitave në tabelën e klasifikimit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/BFHTzdYdJ-0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARKIÇI: 1 MIJË TË ÇERTEFIKUAR NË 2014
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT KUNDËR STRUKTURIMIT TË RI