TIRANË

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kërkesës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për lista të hapura, i propozuar nga ai vetë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Gjoni foli mbledhjes së komisionit në një seancë informuese dhe tha se këshilli politik është një entitet ekstra institucional që nuk do merret parasysh nga opozita e re.

“Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore. Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave.
Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve. Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në kësh politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik.
Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit”, tha Gjoni.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE/ GJIKNURI FLET PAS MBLEDHJES SË KOMISIONIT: DO BËJMË GJITHÇKA QË PAKETA TË KALOJË, JEMI PARTI QË IU QËNDROJMË MARRËVESHJEVE
Artikulli tjetërHAJDARI: OPOZITA DO VAZHDOJË BETEJËN PËR ‘ZGJEDHOREN’ NË KUVEND, PARTITË MOS TË KENË FRIKË NGA NDRYSHIMI I SISTEMIT