
Lezha ka mirepritur garen e makinave dhe motoreve të malit “Rally Albania”.Për dy ditë me radhe, 300 garues nga 25 vende të ndryshme të botes do të përshkojnë dhjetra fshatra dhe malet e këtij rajoni, të cilët janë tërheqes edhe për sportet e aventures.Garuesit thonë se Lezha dhe Shqipëria në teresi ka një terren mjaft atraktiv dhe bukuri të shumta natyrore.
Ky është edicioni i 20 i Rally Albania, ku pas Tiranës, Qeparos dhe Korces, Lezha është etapa e katert e kësaj gare, ky fillimisht protagonistet u grumbulluan në Shëngjin për të vijuar sportin e aventures në fshatrat malor të këtij rajoni.