
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Andis Salla dhe ai i Financave Petrit Malaj, zhvilluan sot në Divjakë një takim me fermerët me qëllim diskutimin e problematikave lidhur me Skemën Kombëtare 2026. Ashtu siç u është drejtuar dhe më parë, Rama tha se buxheti i shtetit nuk është i vetmi burim financimi për fermerët dhe bujqit, teksa tha se qeveria ka vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë deri më tani 250 milionë euro.






