
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook nisjen e funksionimit të 36 qendrave shëndetësore verore në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.
“Mirëmëngjes me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.