Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga një aksion pastrimi në bregdetin e Velipojës.
Në fotot e publikuara nga kreu i qeverisë shihen disa momente nga puna e vullnetarëve dhe ekipeve të angazhuara në pastrimin e vijës bregdetare, me qëllim përgatitjen e zonës në cdo stine te vitit.
“Momente nga pastrimi i bregdetit të Velipojës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ky aksion është pjesë e nismave të vazhdueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në vend.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PA AFAT GJOVALIN SHKAMBIN
Artikulli tjetërSHKODËR,4-5 MIJË RASTE NË VIT ME ÇRREGULLIME MENDORE