
Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.Nisur nga situata në veri, Rama tha se nesër do të zhvillojë një takim me Albin Kurtin dhe ministrat e jashtëm.
“Me keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësinë e kryeministrit Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe më pas veç të diskutohet dhe për këtë por kjo nuk është e mundur. Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”- thotë Rama.


