Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.

Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Sipas axhendës në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTA, MBI 8 ORË MES GURËVE E FLAKËVE, DISA TË PLAGOSUR, 40 TË ARRESTUAR, PEZULLOHEN 5 EFEKTIVË
Artikulli tjetërKUSHTE TË QËNDRUESHME ME VRANËSIRA TË PAKTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË MËRKURË