
Me një apel për t’u vaksinuar e ka nisur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm. Teksa thekson se situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej qytetarëve mbrojtjen e shëndetit duke u vaksinuar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera, thotë Rama.
“MIrëmëngjes dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë.
Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera”, shkruan kryeministri.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158963333871523?__cft__[0]=AZX6civdiUm_K0V2FtoqL_xT__DFBCvXAT3AA833ryc4a94EGZw93vvnmFjao8EwXP34fDN2Axr-a8Zi9M11z7cWipY4uoxKgOPZzBrVy5gabtD0IS3GZsHgwx1DiaGOaBr73mJOZzoi3u0AJ0rLE_XJ&__tn__=%2CO%2CP-R






