Rama: Asnjë hap prapa, në 18 qershor kërkoj mandatin e dytë

 

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish protestën e opozitës përpara zyrës së tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në rubrikën “Komunikimi i Javës”, Rama tha se protesta e opozitës për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është qesharake, pasi sipas tij, edhe qeveria është për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. “Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë të lira dhe të ndershme, më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Koalicioni qeverisës do kërkojë një tjetër mandat për të vijuar reformat për të bërë shtet”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se OSBE/ODIHR nuk kanë shprehur asnjë pikëpyetje apo propvë se zgjedhjet do të cenohen. Rama bëri përgjegjëse opozitën për braktisjen e komisionit të reformës zgjedhore. “Komunikimi Javor” i Kryeministrit “Dje e pamë të gjithë një protestë të thirrur prej opozitës prej javësh e cila na bëri dallimin me protestën e 6 viteve më parë kur protestusit u vranë barbarisht, u plagosën e u rrahën, dhe pse s’bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në Bulevard. Në një shtet normal nuk është privilegj, por një e drejtë elementare, që opozitës të mos i cenohet asnjë fije floku, pavarësisht protestës apo retorikës së përfaqësuesve të saj. Kurrë s’;duhet të përsëritet historia e protestës së dhunshme. Përse një protestë? Këtu kam një problem, jo me demokratët, por m,e udhëheqësit, sepse më tingëllon qesharkaë që këta udhëheqës protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush është kundër tyer? Ka pasur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga OSBE ODIHR, apo institucion ndërkombëtar, për ndonjë cenim të zgjedheve? Absolutisht jo. A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë që zgjeehjet ar dhshme do ndalohen të jetë të lira dhe të ndershme? Absolutisht që jo. Opozita ka braktisur që në krye të herës komisionin e reformës zgjedhore. Për më tepër, udhëheqësit e protestës së djeshme kanë një bilanc personal dhe politik shumë të dobët, për tu harruar, në raport me lirinë dhe të drejtën e protestës si dhe standardet e zgjedhjeve. Ç’është kjo zhurmë e përhapur artificialisht? Unë e kam një përgjigje, udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjat ënë pushtet dhe në qeverisjen etyre Shqipëria kabërë shumë pak progres, ka përjetuar shumë dhimbje prej plëgave të qeverisjes së tyre. Ata e dinë qe njerëzit sot në Shqipoëri kanë halle, por e kuptojnë dhe vlersojnë që më në fund ka një qeveri që po përipqet të bëjë shtet. Uhdëheqësit e opozitës e dinë se re format rtona prekin fije interesash të errëta dhe po përpiqen ta përdorin këtë shesh si shesh për të bërë përshesh. Reforma në drejtëis dhe vettingu janë sholrehja për të bvërë shtet dhe fantazma për gjumin e atyre që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në mjet për të përfuituar në kurriz të këtij popoulli socialistë e demokratë. Vettingu do të pastrojë këtë politikë. Reforma është një vijë e qartë ndarëse mes Shqiprëisë që trashëguam nga udhëheqesit e protestës së djeshme. SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojnë këtë reformë me monitoruesit e tyre, bazuar me kërkesën tonë për ndihmë. Ata që erdhën dje në Bulevard e duan reforman në drejtësi dhe vettingun njësoj sicc i duan ato edhe unë e shumë të te4jrë, ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk duan as reformën në drejtësi dhe as vettingum që do largojë përgjithmonë nga drejtësia gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ata duan t’i mbnrojnë me ccdo kusht të korruptuar në Pallatin e Drejtësisë dhe sicc i keni parë janë ghati t’i hapin luftë Amerikës dhe Europës me lloj lloj shpifes dhe akuzash qesharake. Të gjithë këtë e maskojnë me thirjre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një kohë kur bota demokratike na kërkojnë reformën në drejtësi dhe nuk kanë shprehur ndonjë pikëpuyetje për zgjedhjet e qershorit. Ato do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjërë pavarësisht nga bllokimi i reformës zgjehdore nga udhëheqjësit e protestës së djeshme. Ato do të jenë një zgjedhje shumë e qartë për të ardhmen e qytetarëve. Ne jemi me krenari një qeveri që mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi. Do nisim me zbatimin e Vettingut. Të bërtasësh sot për varfëirinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale Çadra në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu. Do të kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë. Përmes reformave tona ne do ta fusim Shqipërinë me të drejta të pota në Bashkimin Europian. Asnjë hap prapa”.