Qeveria shqiptare ka emëruar Florian Semanin në postin e zëvendësministrit të Financave. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Artikulli paraprakAFERA PARTIZANI/ SHTYHET SËRISH SEANCA PARAPRAKE PËR BERISHËN NË GJKKO, VIJON MË 13 MARS
Artikulli tjetërITALIA MIRATON MARRËVESHJEN PËR PENSIONET, RAMA: ASNJE VIT PUNE NUK HUMBET!