Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë reaguar lidhur me thirrjen e Aleksandër Vuçiç për të mos anëtarësuar Kosovën në UNESCO.

Haradinaj deklaroi: Kosova do të jetë një anëtar i vlefshëm për UNECO-n dhe kurdo që të ndodhë do të fitojë ajo trashëgimi e çmuar që është jo vetëm e Kosovës por e të gjithë botës.

Edi Rama: E kam të pamundur ta kuptoj logjikën e refuzimit serb për anëtarsimin e Kosovës. Nëse për serbët ka një rëndësi të posaçme trashëgimia e tyre kulturore në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që duhet të vraponin për ta vënë në mbrojtje këtë trashëgimi përmes UNESCO në një vend ku pa dashjen e tyre qeverisin shqiptarët. Kush humbet në këtë proces? Kosova humbet më pak se Serbia në këndvështrimin tim.

Për Kosovën është e rëndësishme në kuadër të njohjeve të proceseve integruese. Është absurd qëndrimi serb. E kam ndarë këtë opinion dhe me presidentin serb dhe jam i bindur që sot do të japë një përgjigje në orët që pasojnë nëse nuk do ta jepte do isha i inkurajuar se po reflekton

Artikulli paraprakVETËVRITET AUTORI I KRIMIT MAKABËR NË PALASË
Artikulli tjetërGJYKATA, “ARREST ME BURG” PËR BUJAR KUÇIN