
Pas prezantimit të projektit për ndërtimin e Parkut të energjisë së erës në Tropojë, kryeministri Edi Rama ishte pjesë e panelit të Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama tha se Shqipëria brenda 2028 do ketë fituar pavarësinë totale energjitike, duke theksuar se ky përparim në këtë sektor strategjik, e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve në zhvillim.






