Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka riorganizuar drejtuesit e PS për qarqet duke bërë disa ndryshime.

Taulant Balla i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Spiropali do të jetë në Kukës ndërsa për Beratin është caktuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.

Edona Bilali do të ketë Shkodrën, Adrian Çela Durrësin ndërsa për Tiranën, Edi Rama ka caktuar si drejtues politik të qarkut, kryebashkiakun Erion Veliaj.

Artikulli paraprakRAMA SHPALL QEVERINË E RE, JA KUSH DO TË JENË MINISTRAT DHE ZV. KRYEMINISTRI
Artikulli tjetërFILLOJNE REGJISTRIMET PER VITIN E RI AKADEMIK NE UNIVERSITETIN E SHKODRES “LUIGJ GURAKUQI”