Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë se cfarë ishte, por nuk votoi asnjë tjetër, ashtu dhe ata të refuzojnë të votojnë alternativa të tjera.

“Unë nuk e votoja dot bufin, dhe sot kush nuk shkon të votojë pranon ti hapë rrugë opsionit më të fortë. Dhe unë atë bëra. Demokratët, nëse e kanë të pamundur të vijnë të votojnë për PS dhe të bashkohen te numri 5.

Nëse e kanë të pamundur që të shohin të gjithë këta kandidatë, nëse nuk i bëjnë këto të rrinë në shtëpi. Jo të vishen, të lahen, të rruhen e të krihen si në dasëm e të mbajnë radhë që ta marrin votën e të hidhen në kënetë. Ndërsa të tjerët duhet të na bashkohen ne”, tha Rama.

Artikulli paraprakGRIPI, NË ITALI MBI 16 MILIONË RASTE: KURRË MË PARË KAQ SHUMË
Artikulli tjetërPS AKUZA GJIN GJONIT, ULSI MANJA: KËRCËNIMI ME ARMË I FAMILJARËVE DHE SHTABIT TË KANDIDATES TONË I PATOLERUESHËM, RASTI PO HETOHET NGA SPAK