Nga Selenica kryetari i PS-së Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, ftoi demokratët të bashkohen më 18 qershor pasi PD i ka braktisur dhe është mbyllur në çadrën e turpit.

“ Janë braktisur nga PD. Me krahë hapur janë të mirëseardhur të na bashkohen më 18 qershor. Demokratët duhet të na bashkohen me ne më 18 qershor sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre është shumë me e lumtur se ardhmja e Saliut. Kush e do flamurin kuq e zi duhet të votojë më 18 qershor “Demokratët të lënë Saliun kukuth të mbyllur në bunker e të bashkohen me të gjithë socialistët për Shqipërinë që duam me shtet e punë e mirëqënie”

Kryeministri Rama ndodhet në Selenicë për prezantimin e kandidatëve për deputetë në kuadër të fushatës zgjedhore të PD-së.