
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Luçiano Boçin, drejtuesin politik të PD në Shkodër.
“Fitoi primaret e gjithë Tiranës, doli i pari? Ku është? Nuk është as në listë, unë e di ku është. E ka ngrënë bufi. Iku. Kryetarja e PD në Sarandë fitoi Primaret, ku është? E hëngri bufi, dhe çoi një kukumjaçkë nga Tirana atje. Dash Sula. E njihni gjelin e detit të Peqinit. Fitoi primaret absolut, ku është? Të paktën del nëpër TV se bufi se ha dot atë se nuk është zot kënete, jo gjel deti. E tha ai, unë jam gjel. Edhe kur e mbysin është krenar. Erdhi këtu Luciano fake Pavarotti dhe drejton grupin dhe ça do të bëjë? Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani? Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojën Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turpo nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim shkodrën mbrapasht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetinm, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?”