Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës. Ai shtoi se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.

“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”- shkruan Rama.

Një prej të rinjve të shërbimit zjarrfikës u shpreh se falë rritjes së pagës, është ende më i motivuar për të bërë çdo ditë detyrën e tij të vështirë për shpëtimin e jetës së njerëzve. Në 10 prill, kryeministri Edi Rama bëri me dije se paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME BIZNESE E QYTETARË TË RAJONIT NUMËR 2
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT”BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKON KUARTETIN E PARË SHQIPTARË “ILA 74”