Nga Përrenjasi në një takim me banorë atje, Kryeministri Rama tha se Shqipëria mund të jetë një vend më i zhvilluar dhe me standard më të lartë jetese.

“Dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për një pjesë por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë kantierët e hapura, duke parë projektet, se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht të gjithë së bashku dhe gjithsecili.

Është koha që gjithsecili të shohë që nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart edhe jeta e gjithsecilit nuk mund të përmirësohet më shumë. Përmirësimi i jetës lidhet me ngjitjen lart të Shqipërisë”,tha Rama.

Artikulli paraprakBARDHAJ, DEPUTETI I PSD DOSHI MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE
Artikulli tjetërBASHA ME PROFESIONISTËT: FISKALIZIMI DO TË ANULOHET, DO I KURSEJMË BIZNESEVE 600-2000 EURO NË VIT