Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë nesër në komisionin hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita.

Mësohet se Komisioni do të mblidhet nesër në orën 10:00 dhe Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit Edmond Spaho për të dëshmuar. Shefi i qeverisë shqiptare do të pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin. Më herë në këtë Komision ka dëshmuar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Ndërkohë në komisionin paralel për CEZ të drejtuar nga mazhoranca dhe me tjetër objekt hetimi ka dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA NË VLORË, PLAGOSEN DY ADOLESHENTË
Artikulli tjetërDURRËS – 15-VJEÇARI TENTON TË KRYEJË MARRËDHËNIE HOMOSEKSUALE ME TË MITURIN