Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Dixhital. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Dixhital, tha se edhe BE synon të bëjë një gjë të tillë deri në vitin 2027. Sipas tij, Shqipëria do të jetë një vit para BE-së në këtë aspekt.

“Një tjetër moment i shumë pritur dhe mirëpritur se prej disa kohësh jemi angazhuar me shumë dëshirë por edhe me ambicie si gjithmonë për të krijuar identitetin dixhital, i cili është baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut dhe të raportit mes qytetarit e shtetit dhe të ekonomisë tonë në fillim të vitit të ardhshëm. BE po ashtu po përgatitet për identitetin dixhital, dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre dixhital. Ne do të jemi një hap më para dhe e theksoj këtë jo për të nënkuptuar apo afirmuar ndonjë përparësi tonën por për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe që i drejtohet asaj për të kapërcyer pengesa që nganjëherë janë edhe historike, është që personalisht e quaj bekim i kësaj kohe se përmes teknologjisë dixhitale “, tha Rama.

Artikulli paraprakTRUMP: UDHËHEQJA E HAMASIT NUK U PËRFSHI NË SULMET E FUNDIT
Artikulli tjetërKAPET NGA SHËRBIMET E POLICISË KUFITARE, 31 VJEÇARI BANUES NË PEJË