
Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të PS, familjarët e viktimave të 21 janarit dhe qindra qytetarë u bënë pjesë e homazheve për 21 janarin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Lule u vendosën mbi pllakatat e vendosura në nder të 4 protestuesve të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Shefi i qeverisë u pa gjatë homazheve në krah të Mark Nikës, xhaxhai i një prej protestuesve të vrarë, si edhe me djalin e Faik Myrtajt apo vëllezërit e Hekuran Dedës. Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në Kryeministri, në 15-vjetrorin e 21 Janarit 2011 ku humbën jetën katër protestues. Në fjalën e tij Rama theksoi nevojën që për këtë çështje të bëhet drejtësi, ndërsa ka kritikuar vonesat në zbardhjen e ngjarjes.Sipas tij fajtorët e vërtetë për tragjedinë dhe krimin shtetëror enden të lirë.






