Me një video të Bypass-it të Shkodrës, Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i urojë qytetarët mirëmëngjes për ditën e sotme. Rama ka shkruar se më këtë investim këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë.

Rama shkruan në Facebook se ky Bypass do të jetë me të gjithë elementët urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, dhe korsi për biçikleta.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

 

Artikulli paraprakQERSHORI NIS I ‘PËRGJAKUR’, 4 VRASJE NË 4 DITË!
Artikulli tjetërEKONOMIA QË VRET/ 215 VETËVRASJE, RRITEN TENTATIVAT NË VITIN E PANDEMISË