Kryeministri Edi Rama ka mbledhur përfaqësuesit e policisë së shtetit ndërsa ka renditur sipas tij të gjitha problemet.

“Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.

Së pari, dua t’i uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje, që do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët që është A dhe ZH e jetës së përditshme të policisë.Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme të cilat shpesh e kapërcejnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.

Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontakt të vazhdueshëm me hallet nevojat dhe ankesat e qytetarëve.

Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre. Policia e shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa vitesh si një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë dhe cënimet etike si dhe lëndimet e imazhit të saj në rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit kanë dëmtuar.

Rishfaqjet e korrupsionit te efektivët e policisë rrugore, SHÇBA të veprojë. E papranueshme që të ushtrohet presion ndaj shoferëve për ryshfet, është e pajustifikueshme se më gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit në kod rrugor, qytetarët të mos ndiejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor.

SHÇBA konstaton raste të denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur”, thotë Rama.

Artikulli paraprak‘GJYSMËFINALJA’, 35 TË ARRESTUAR, 18 NËN HETIM PËR LOJËRA FATI! 1100 POLICË AKSION NË TË GJITHË VENDIN, SEKUESTROHEN 5 MLN LEKË, KOMPJUTERA E TAVOLINA POKERI
Artikulli tjetërGREQIA I DHURON SHQIPËRISË 100,000 DOZA TË VAKSINËS ASTRAZENECA! MANASTIRLIU: DO VIJOJMË DERË MË DERË ME FUSHATËN E VAKSINIMIT