Xheni Halili është emëruar koordinatore e PS-së në Shkodër. Lajmi konfirmohet nga burime pranë PS-së Shkodër ku mësohet se ka qenë vetë Kryeministri Rama ai i cili ka vendosur për një emërim të tillë.

Vendimi është marrë gjatë vizitës se Kryeministrit Rama në Shkodër ku ky i fundit ka larguar nga kjo detyrë Megi Ajtyresen dhe ka emëruar Xheni Halilin në këtë pozicion. Por që Megi Ajtyresa do jetë koordinatore në stafin e Erjon Veliaj në PS Tiranë.

Xheni Hallili nuk është një emër i panjohur për PS-së Shkodër. Ajo ka qenë kryetarë e FRESH në selinë roze në Shkodër, anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Aktualisht Halili po menaxhon situatën e vaksinimit në krye të Njësisë së Kujdesit Shëndetësore në Shkodër.

Xheni Halili ka mbaruar studimet për Drejtësi ndërkohë që ka kryer disa specializime jashtë vendit ndërkohë që diplomuar në Master në Suedi.