Kryeministri Edi Rama, në një takim në Shkodër me strukturat e Partisë Socialiste, foli mbi investimet që pritet të ndodhin në qarkun e Shkodrës.

Ai tha se një nga investimet që pritet të ndodhë është rruga e Thethit, por edhe investime brenda në këtë zonë.

Ai gjithashtu shtoi, se pritet të bëhet restaurimi i xhamisë së Plumbit, e cila sipas kryeministrit është një vlerë për myslimanët shkodranë, por jo vetëm.

Qëllimi sipas Ramës është që të ndërtohet një park, me të gjitha pemët frutore që përmenden në kuran. Ai gjithashtu foli dhe për universitetet, ku theksoi se do të synohet që të përthithen në Shqipëri universitete të huaja.

“Janë goditur nga pamja e tmerrshme që ishte këtu dhe për të bërë të gjithë këtë investim, kam në kokë një gjobë të bashkisë Shkodër në ndërtim pa leje, gjëra absurde, të tmerrshme, ndërkohë që ne jo vetëm që kemi hapur një rrugë të re duke financuar drejtpërdrejt, në transformimin e shtëpive karakteristike, të shtëpive të vjetra në pika turistike. Ne nuk po bëjmë vetëm rrugën në Theth, por edhe disa ndërhyrje brenda. Siç kemi bërë ndërhyrjen në Vermosh ku ka një infrastrukturë mikpritje. Në periudhën e dimrit rruga e pastruar nga masivi me borë ka çuar shumë turistë. Ne kemi financimin e xhamisë së Plumbit një pikë referimi jo vetëm për myslimanët e Shkodrës por edhe për shumëkënd tjetër. Fola me myftiun e Shkodrës se si ai pellg aty të kthehet në një pikë referimi. Një vend që është përtej, është një perlë. Po ku problemi më i madh historikisht ka qenë uji që e përmbyt historikisht. Aty ne do të ndërhymë për të gjithë restaurimin deri në fund të xhamisë së Plumbit dhe hapësirës rreth e rrotull. Të gjithë pemët e frutat që ndodhen në kuran të jenë aty. Natyrisht një park i dëshiruar dhe mikpritës për ata që shkojnë aty për tu falur, por një park që do të shkojnë dhe vizitorët dhe të tillë Shkodra ka plot. Vlerësimi i tyre është një arsye e fortë e punës time, përpjekjeve të mia, tërësisë së arsyeve pse merrem me këtë punë. Universiteti. Ne kemi bërë një investim në arsimin e lartë që është solide. Jo duke shtuar programe që prodhojnë të papunë, thjesht për të pasur financimin, por duke i orientuar në ato programe që ofrojnë mundësira për punë, në këtë aspekt kemi një program të tërë. Një pjesë e programit është që të bëjmë çmos që universitet tona, të njehsohen me universitetet publike Evropiane. Këtu kam parasysh të kthehen në pjesë të tyre, ose të kenë brenda vetes programe të tyre. Do të ndërtojmë një sistem të tërë që do të merret me këtë punë, që të sjellim universitete publike. Do e bëjmë me universitete Evropiane e amerikane. Universiteti Politeknik i Tiranës do të jetë i pari që do të vijë, e më pas dhe të tjera”, tha Rama.