Kryeministri Edi Rama, në podcatin “Flasim”, ku i ftuar ishte mjeku Kita Sallabanda, foli mes të tjerash edhe në lidhje me skandalin tek “Onkologjiku”.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi atje, ishte tregues që sistemi ka nevojë për përmirësim.

“Ajo që ndodhi te Onkologjiku ishte shumë prekëse. Ishte një tregues që kemi akoma nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Dihet, e ka thënë një veteran i famshëm i BBC, lajm nuk është kur kafshon qeni njeriun, por njeriu qenin. Në rastin konkret, lajmi nuk është që këta mjek bën 90 mijë ndërhyrje në vit, mirëpo kur të del një rast si ai, ose i sanatoriumit, këto janë raste që godasin besimin te sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë në vitet e fundit, kanë kujtimet e së shkuarës.

Kam dëgjuar edhe të huaj që kanë ardhur këtu që thoshin nuk e besojmë dot që Shqipëria ka një spital si ai i sëmundjeve të brendshme”, tha ai.

Kryeministri shtoi se reagimi ndaj problemit tregon përgjegjësinë që qeveria ka për përmirësimin e situatës.

Artikulli paraprakSHEFI I PUNËVE TË JASHTME TË BE-SË: ASKUSH NUK MUND TA NDALOJË NETANYAHUN, AS AMERIKA!
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 4 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE