Është bërë e përditshme që kryeministri Edi Rama të përshëndesë në mëngjes fansat e tij në facebook.

Sot ai zgjodhi një foto nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut Shkodër për tu uruar një ditë të mbarë miqve të tij në rrjetet sociale. Por komentuesit nuk kanë qenë shumë miqësore me Ramën. Duke pasur të freskët skandalin e një dite më parë në Ksamil, ku pasditen e së mërkurës tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen duke përfunduar në det, komentuesit kanë kërkuar reagim nga kryeministri Rama.

“Pse sthua miremengjesi nga ksamili apo vin era m””””””””””

“Mirmgjesi..ate ksamilin qe shperthyn ujrat e zeza si bere nje foto?”

“O legen PSE se nxjer ksamilin?”

“Degjova se ne Ksamil po shitet Mjalt njeriu!!”

Një ditë më parë e gjithë hapësira e plazhit së Ksamilit u ndot brenda pak minutash, ndërsa pushuesit u larguan të alarmuar. 

Artikulli paraprakKAPEN 2 SHQIPTARË DHE 1 ITALIAN ME 11.5 KG HEROINË NË MAKINË
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE: 10 VATRA TË REJA ZJARRI